Ekipet braziliane dhe franceze te shpetimit po vazhdojne kerkimet per gjetjen e pasagjereve te avionit te Air France, i zhdukur mbi Oqeanin Atlantik mengjesin e se henes.
Airbus A330 eshte futur ne nje turbulence ajrore tre ore pas nisjes nga aeroporti i Rio de Janeiro, ne Brazil.
Avioni duhet te kryente nje fluturim prej 11 oresh, me destinacion Parisin.
Sipas drejtuesit te kompanise ajrore franceze, Pierre-Henri Gourgeon, ne momentin e hyrjes ne zonen e turbulencave, sistemi automatik i avionit u vu ne pune duke cuar sinjale ne kompjuterat e Air France, duke treguar se pjese te avionit nuk po funksionin sic duhej ose ishin prishur.
“Nuk ka patur asnje kontakt direkt me ekuipazhin”, tha Gourgeon.
Sipas tij ka shume mundesi qe vetem disa sekonda pas ketij sinjali ka ndodhur edhe rrezimi i avionit ne Atlantik.
Top Channel