Ruli: Centrali pas disa vitesh

02/05/2009 12:00

Ne kulmin e debatit te nxehte qe kane shkaktuar zerat per ndertimin e nje centrali berthamor ne Shqiperi, ministri i Energjitikes, Genc Ruli, e ka cilesuar energjine berthamore, si e ardhmja e sektorit energjetik.

“Energjia atomike ne vetvete perben nje nga burimet dhe nga ato qe mund te jene me miqesoret per planetin dhe ambientin ne vendin tone”, u shpreh Ruli.

Ruli thote se ne Shqiperi ende nuk ka nje projekt konkret per central atomik, por eshte shprehur i sigurte se do te kete nje te tille pas disa vitesh.

“Vendimi i marre nga qeveria jone do te doje edhe nje investim ne vetvete dhe ka nisur dhe mbeshtetet nga mjaft qeveri te vendeve fqinje”, u shpreh Ruli.

Keto deklarata ministri i Energjitikes i ka bere gjate forumit “Shqiperia Fuqi Energjitike” i organizuar nga grupimi i bizneseve industrialiste.

Top Channel