Meta: Kemi plan anti-krize

02/05/2009 20:45

Kreu i LSI, Ilir Meta vizitoi nje nga fabrikat e agroperpunimit ne kryeqytet. Nga mjediset e kesaj ndermarrjeje, Meta tha se partia e tij ka gati nje plan per rigjallerimin e industrise agroperpunuese.

“Se pari, duke garantuar nje mbledhje shume me te madhe te prodhimit dhe nje cilesi me te larte nga prodhuesit dhe nga ana tjeter nxitje dhe garanci qe do t’u jepen bankave per kredite qe do te jepen per bizneset ne bujqesi e qendrave agrperpunuese ne vend”, ka deklaruar Meta.

Meta gjithashtu shtoi se LSI ka nje plan te qarte per uljen e papunesise dhe varferise ne vend, nje plan qe do garantoje  nxjerrjen e Shqiperise nga kriza.

Top Channel