Itali, u perdhunua para manifestuesve te 1 Majit

02/05/2009 16:30

Ka pesuar abuzime seksuale perpara dhjetera personave, ndersa turma ishte mbledhur per te protestuar per nje majin.

Ngjarja ka ndodhur ne Milano te Italise, kur nje vajze e shtrire ne trotuar duke fjetur pasi kishte konsumuar sasi te medha pijesh alkoolike eshte perdhunuar nga nje egjiptian, i cili eshte arrestuar me pas nga policia.

Njerezit qe ishin prane vendit te ngjarjes, e kuptuan pas disa minutash se po behej fjale per nje perdhunim te vertete, ndaj iu desh qe te nderhynin me force per te larguar egjiptianin.

Ky incident solli edhe tension ne radhet e manifestuesve, te cilet pretenduan se forcat e policise po tentonin te bllokonin protesten e tyre paqesore ne Diten e Punetoreve.

Top Channel