Rama: Me 28 qershor, statusi i minatorit

01/05/2009 19:50

Kreu i opozites Edi Rama ka zgjedhur te kaloje diten nderkombetare te punonjesve mes minatoreve te Bulqizes.

1 Maji, tha Rama, ka vlera te verteta ne Bulqize, aty ku minatoret vdesin cdo muaj.

“Ne nuk mund te pranojme qe te tjere femije te lindin ne Bulqize dhe te jetojne me kete drame te pafalshme, te ndarjes me babain cdo mengjese si dite e fundit. Kjo histori do te mbaroje me 28 qershor”, ka pohuar Rama.

Kreu i PS ka premtuar jo vetem statusin e minatorit pas 28 qershorit, por nje vemendje tjeter ndaj punonjesve.

“Ne do ta firmosim statusin e minatorit pas 28 qershorit si nje akt koshience dhe njekohesisht si nje akt faljeje, qe ne me ate firme do t’ia u kerkojme te gjithe atyre qe sot nuk jane me”, ka theksuar Rama.

Me tej ai ka kritikuar ashper deklaratat e eksponenteve te qeverise, se Shqiperia po ndryshon. “E vetmja gje qe ndryshon ne Bulqize eshte numri i atyre qe humbin jeten ne miniere”, ka shtuar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA