H1N1, dy te shtruar ne Bolonja
01/05/2009 04:55
Virusi H1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrave, po afrohet gjithnje e me shume me vendin tone.
Dy raste dyshohen ne Bolonja te Italise ku nje 38 vjecar qe kishte ardhur nga nje udhetim nga Nju Jorku eshte izoluar ne spital pas shfaqjes se simptomave te semundjes.
Pas analizave ai ka rezultuar pozitiv.
Edhe pse eshte ne gjendje te mire i semuri mbahet ne karantine ne sektorin e infektivit.
Po ne Bolonja nje 55 vjecar u shtrua dje pas dyshimit se ishte infektuar me H1N1.
Top Channel