Gripi A, tre miliarde dollare ndihma Meksikes

01/05/2009 08:50

3 miliarde dollare do t’i akordohen si ndihme Meksikes ne luften kunder gripit dhe per te perballuar impaktin e krizes se krijuar prej tij ne ekonomi.

Parate do te jepen nga Banka Interamerikane per Zhvillim, e krijuar ne vitin 1959 nga vendet e Amerikes Latine dhe Karaibeve. Ndersa raste te reja te semundjes shfaqen, komisionerja e BE-se per Shendetesine Androulla Vassiliou keshilloi se nuk eshte e nevojshme te krijohet panik, pasi gripi nuk do te shkaktoje domosdoshmerisht viktima ne shume vende.

“Europa eshte e mirepergatitur”, tha ajo ne takimin emergjent te ministrave te Shendetesise. Ministrat e BE-se rane dakord te punojne me kompanite farmaceutike per prodhimin e nje vaksine.

Nderkaq, OBSH njoftoi se tani do ta quaje virusin Gripi A ne vend te gripi i derrave, pasi kafshet jane te sigurta dhe virusi po transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Top Channel