“The Economist” parashikon kostot e pandemise

01/05/2009 23:20

Revista e mirenjohur “The Economist” shkruan ne nje artikull te sajin se kriza ekonomike mund te rezultoje shume me e rende edhe se vleresimet me pesimiste te bera deri tani nga institucionet e specializuara nese bota do te perfshihet nga pandemia.

Frika e gripit te shpendeve ne vititn 1997 dhe virusit “Sars” ne vitin 2003 i kane detyruar ekonomistet te ndermarrin nje sere studimesh mbi kostot qe mund te kene pandemite ne ekonomine boterore.

Dhe rezultatet jane te frikshme.

Vitin e kaluar Banka Boterore deklaroi se nese bota do te zhytet ne nje epidemi virale te ngjashme me ate qe perfshiu Spanjen ne fillim te shekullit te 20, ekonomia boterore mund te tkurret me 4 perqind.

Vleresimi me pesimist i bere deri me tani nga Fondi Monetar Nderkombetar mbi efektet e krizes aktuale globale eshte per nje tkurrje ne nivelin 1.3 perqind ose rreth 3 here me e vogel.

Ekonomistet argumentojne se pandemia mund te godase si kerkesen e konsumatoreve ashtu dhe oferten e bizneseve, por e para mund te jete ajo qe do te implikohet me shume.

Frika e epidemive i ben konsumatoret te ulin me shpejtesi shpenzimet e tyre, cka do te shkaktoje renien e forte te konsumit, por edhe tkurrjen e investimeve nga biznesi.

Efektet e para tashme kane filluar te shfaqen. Anulimi i te gjitha aktiviteteve sportive, mbyllja e bareve dhe klubeve te nates po i kushton kryeqytetit meksikan nje humbje prej rreth 55 milione dollare ne dite, sipas te dhenave zyrtare.

Por keto nuk jane te vetmet pasoja. Pandemite godasin fort edhe tregun e punes, pasi nje pjese e mire e forces punetore infektohet nga to.

Ekspertet amerikane paten llogaritur ne vititn 1999 se nese 15-35 perqind e popullsise do te infektohej nga pandemia, kostoja mund te varionte nga 75 deri ne 166 miliarde dollare ne dite.

Duke u bazuar mbi keto te dhena studiuesit kane vleresuar disa skenare.

I pari dhe me pozitivi eshte ai qe parashikon nje renie te ekonomise boterore me vetem 0.8 perqind nese bota do te perfshihet nga nje epidemi e lehte.

Por nese pandemia do te jete agresive, ekonomia boterore mund te perballet me renien me te madhe historike, prej rreth 12 perqind, kosto qe do te ishte gati sa dhjetefishi i kostos se krizes aktuale boterore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA