Ndahen Sean Penn dhe Robin Wright
30/04/2009 09:30
Aktori Sean Penn, qe dy muaj me pare fitoi nje cmim Oscar per interpretimin ne filmin “Milk”, eshte ndare nga bashkeshortja, aktorja Robin Wright Penn.
Cifti, i martuar ne vitin 1996, kane dy vajza adoleshente, Dylan dhe Hopper, respektivisht 17 dhe 15 vjec. Qe prej dy vjetesh ishte perfolur divorci i aktoreve, por ata i kishin terhequr dokumentat e divorcit, me shpresen e nje pajtimi te mundshem.
Lajmi i ndarjes se ciftit eshte publikuar nga “Los Angeles Times”. Sipas disa revistave te thashethemeve, tradhtia e aktorit me dy femra ruse ka qene shkak per nisjen e problemeve mes tij dhe Robin.
Top Channel