Zbulimi, dinozauret nuk jane zhdukur nga meteori

29/04/2009 20:10

Prej shume vitesh, shkencetaret kane mbeshtetur fuqishem tezen se zhdukja e dinozaurve ka ardhur si pasoje e perplasjes se meteorit gjigand Chicxulub me Token, por kete teze e zbeh nje studim i bere kohet e fundit, sipas te cilit, efekti serre ka qene shkaktari kryesor i zhdukjes se specieve gjigande qe kane jetuar miliona vjet me pare.

Kete studim e ka publikuar nje grup shkencetaresh nga Princeton University ne New Jersey. Sipas Walter Alvarez, zhdukja e dinozaurve mund te kete ndodhur shume me pare se sa mendojme, sepse meteori gjigand ka rene ne Toke rreth 300 mije vjet me pas zhdukjes se tyre. Gerta Keller nga Princeton University eshte e bindur se dinozauret kane vuajtur efektin serre, cka shkaktoi edhe shfarrosjen e tyre.

Sipas studimit te shkencetareve amerikane te publikuar ne “Journal of the Geological Society”, meteori ka rene ne zonen e Jukatanit, por ai nuk ka zhdukur dinozauret, pasi ne ate kohe ata nuk ekzistonin me. “Nga studimet qe kemi bere, dolem ne perfundimin se shperthimi nuk shkaktoi zhdukjen e asnje specieje dhe kjo nuk eshte nje risi e pabesueshme”, thekson Keller. Teoria e shkencetareve mbeshtetet ne faktin se aktivitetet e medha vullkanike ne zonen e Indise kane shkaktuar ngrohjen e madhe globale dhe shirat acidike.

Rreth 2 shekuj me pare, Charles Darwin ishte i pari qe theksoi me ze te larte se kane qene pikerisht ndryshimet klimaterike ato qe kane ndikuar ne zhdukjen e shume specieve qe kane ekzistuar. Nga ana tjeter, krateri me diameter 180 km i shkaktuar nga meteori Chicxulub vazhdon te jete nje teori e qendrueshme per zhdukjen e rreth 65 % te specieve ne siperfaqen e Tokes.

 

Top Channel