
Nje veshje jonormale per stilin e Carmen Electra, ka shtuar thashethemet per nje shtatzeni te mundshme te aktores.
37-vjecarja eshte paraqitur ne festen e ditelindjes me nje fustan, qe dukej se donte te fshihte dicka, ndryshe nga heret e tjera kur ajo del thuajse e zhveshur. Edhe pse lajmi eshte perhapur ne shume revista te showbiz, asnjera nuk e ka konfirmuar shtatzenine.
Modelja e ka festuar ditelindjen me te dashurin Rob Patterson ne MGM Grand Resort Casino ne Las Vegas.
Ata qe e kane pare jane cuditur, pasi Carmen eshte mesuar te vishet me bikini apo veshje seksi, qe nuk kane asgje te perbashket me fustanin e gjate.
Electra ka lene pas dy martesa me Dennis Rodman dhe Dave Navarro. Vitin e kaluar ajo shprehu deshiren per te patur nje femije me Rob, marredhenia me te cilin duket se po shkon me se miri.
Top Channel