Kartat, mbyllen negociatat PD-PS

28/04/2009 19:35

Negocitatat mes dy partive te medha lidhur me procesin e pajisjes se shtetasve me karta identiteti kane perfunduar.

PD ka leshuar dicka, ndersa socialistet nuk kane marre gjithcka. Burime prane bisedimeve bejne te ditur se tashme eshte rene dakort se te gjithe shtetasit qe nuk kane pasaporte, pra nje kategori prej 730 mije personash, do te pajisen me leternjoftim duke paguar vetem dyqind leke.

Ky element eshte bere i ditur te enjten e javes se shkuar, kur befas negociatat u nderprene per shkak se palet nuk rane dakort per procedurat teknike te pajisjes se shtetasve me leternjfotime.

PS kerkoi nje proces one stop shop, pra te gjithe sherbimin ne nje sportel, gje qe nuk u pranua nga negociatoret e maxhorances.

Por PS ne keto dy dite duket se ka marre premtimin e finalizimit te kesaj marreveshjeje me nje vendim te ri qeverie.

Vendimi 336 i Keshillit te Ministrave parashikonte vetem disa kategori shtetasish qe perfitonin lehtesira financiare, ndersa pritet qe qeveria ta plotesoje marreveshjen e arritur mes paleve me nje tjeter vendim ku do te perfshihen ata shtetas qe nuk kane pasaporte dhe qe nuk hyjne ne kategorite e vendimit te meparshem, duke arritur ne kete menyre lehtesira financiare per afro 730 mije shtetasit qe nuk kane pasaporte.

Sherbimi do te zhvillohet si me pare ne poste, komuna dhe bashki. Socialistet serish nuk duken te kenaqur, pavaresisht nga nje terheqja e pjesshme e maxhorances. PD u terhoq nga pozicioni i saj, por gjithesesi nuk dha ate qe socalistet prisnin.

Por Erion Veliaj, nje nga eksponentet me te afert te socialisteve, ka deklaruar se qeveria e re e se majtes, do ta zgjidhe krizen e asaj qe e quajne taksa e votes, me rimbursim te plote te pagesave per te.

“Qeveria e re ne javen e pare te mandatit te saj do te filloje rimbursimin e kartave per te gjithe shqiptaret”, ka premtuar Veliaj.

Top Channel