Izraeli: Nuk ndryshojme qendrim ndaj Kosoves
28/04/2009 15:10
Ambasadori izraelit ne Beograd, Artur Kol ka deklaruar se Izraeli nuk e ka njohur Kosoven dhe per momentin nuk ka ndermend te ndryshoje qendrimin e tij lidhur me kete ceshtje.
“Here pas here na pyesin se sa eshte i qendrueshem dhe i forte ky vendim, por faktet tregojne se edhe pse ka kaluar me shume se nje vit nga shpallja e pavaresise, ne qendrimin e Izraelit nuk ka pasur asnje ndryshim”, ka pohuar Kol.
Megjithate, diplomati ka shprehur zhgenjimin e vendit te tij me politiken e Serbise ndaj ceshtjes se Iranit, duke theksuar se Beogradi nuk i ka denuar deklaratat e Teheranit kunder shtetit izraelit.
Top Channel