Gafa e Obames, perserit frazen dy here

28/04/2009 13:00

Presidenti amerikan Barack Obama, qe zakonisht shquhet per stilin elokuent dhe orator, nuk i ka shpetuar nje gafe gjate nje fjalimi ne National Science Foundation.

Shefi i Shtepise se Bardhe ishte duke lexuar ne teleprompter fjalimin e pergatitur, kur aparati eshte bllokuar. Obama ishte duke prezantuar keshilltaret e tij te shkences dhe teknologjise.

Kur ka kuptuar se i kishte lexuar njehere emrat, eshte ndalur se lexuari per disa sekonda, ka kerkuar falje dhe ka bere pergjegjes ekranin sufler. “Sorry. I jumped the gun here” (Me falni, fola para kohe), u tha ai te pranishmeve.

Me pas presidenti ka folur me operatorin e telepromterit, te cilit i eshte drejtuar me fjalet: Vazhdo, se i prezantova nje here djemte.

Top Channel