Casta: Nese je shtatzene, ne kinema te perzene

28/04/2009 14:45

Laetitia Casta, ne moshen 31-vjecare do te behen nene per here te trete.

Pas Sahteene, 8 vjec, nga nje lidhje e meparshme dhe Orlando, 2 vjec, babai i te cilit eshte aktori Stefano Accorsi, Casta do te sjelle ne jete nje tjeter femije ne vere.

“Kur mbeta shtatzene me Orlando-n, me lane menjane. Prej asaj kohe jam bere me dinake dhe nuk tregoj per shtatzanine deri ne perfundimin e roleve te mia…sigurisht per aq sa koha me pret”, thote Casta.

Aktorja thote se nuk e kujton emrin e regjisores qe e perzuri nga xhirimet.

“Ishte nje shtatzani ne fillimin e saj dhe nuk me dukej barku. Folem ne telefon dhe regjisorja me tha se mbetesha jashte cast-it. U lendova per menyren se si ma tha, sepse ajo vete ishte grua, nje nene madje”, thote Casta.

Nderkohe francezja sapo ka perfunduar xhirimin e filmit ku luan rolin e Brigitte Bardot.

Top Channel