Nje prej eksponenteve te mafias serbe u arrestua nga policia ne Beograd, pasi dyshohet te jete i implikuar ne vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukanic.

Sretan Jocic eshte nje nga serbet e kerkuar edhe nga drejtesite e disa vendeve te tjera europiane. Mendohet se ai ishte autori i vrasjes se gazetarit dhe drejtorit te javores “Nacional” vitin e kaluar ne Zagreb.

Shefi i mafias serbe ndiqej nga autoritetet holandeze, per shkak te veprimtarise se tij te rrezikshme, ndersa njihej nderkombetarisht si person problematik. Ai u gjet nga policia ne nje shtepi ne zonen e vilave ne Beograd, se bashku me nje bashkepunetor, qe e ka ndihmuar per vrasjen e gazetarit.

Ivo Pukanic u hodh ne ere se bashku me nje koleg ne automjetin e tij ne parkingun e kompanise. Per vrasjen u akuzua mafia kroate dhe serbe dhe u arrestuan dy persona. Dy te tjere ndodhen ende ne kerkim, ndersa nuk dihet nese krimi ka lidhje edhe me vrasjen e nje avokateje te re.

Top Channel