PS: Aplikimi, i vonuar

27/04/2009 15:15

Partia Socialiste, e konsideron vendimin e kryeministrit Berisha per t’i paraqitur kerkesen per aplikimin e vendit kandidat per ne BE, te vonuar.

Kryetarja e ligjvenesve socialiste, Valentina Leskaj, tha se PS, e ka kerkuar nje gje te tille ne shtator te vitit 2008.

“Me ne fund Sali Berisha ka bere ate c’ka ne kemi sugjeruar e kerkuar qe nga muaji shtator i vitit te kaluar. Eshte vone po me mire vone se kurre. Themelore per integrimin, jane standartet, prova e pare jane zgjedhjet, garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme si kushti i pare politik per nje demokraci funksionale, si kriter i antaresimit ne BE”, u shpreh Leskaj.
 
Sipas saj, PS ka ne themel te programit te saj, integrimin e vendit dhe shtoi se nese socialistet vijne ne pushtet me 28 qershor, do te kene angazhim maksimal per te permbushur endrren 18-vjecare te shqiptareve per ta pare Shqiperine si gjithe Europa.

Top Channel