Ne ankand, diamanti i rralle blu

27/04/2009 09:40

Nje diamant i rralle ne ngjyre blu pritet te arrije nje cmim rekord shitjeje, kur te dale ne ankand ne Gjeneve me 12 maj. Diamanti pritet te kushtoje shifren 5,8-8,5 milione dollare.

Ai peshon 7,03 karat dhe eshte nje nga diamantet e pakte blu qe gjenden ne te gjithe boten. Diamanti u zbulua ne nje miniere ne Afriken e Jugut vitin e kaluar. Ai eshte vleresuar si nje persosshmerisht i paster, cilesia me e larte qe mund t’i jepet nje diamante.

Sipas Cathy Malins nga Petra Diamonds, shoqeria qe menaxhon minierat e gureve te cmuar ne Afriken e Jugut, diamanti eshte nje zbulim unikal, pasi gjetja e gureve te tille eshte shume e rralle. Sipas organizatoreve te ankandit, pavaresisht situates se veshtire ekonomike, ka interes nga bleres te ndryshem. Sipas shefit te “Sotheby’s” per Europen dhe Lindjen e Mesme, David Bennett, diamanti mund te blihet nga dikush qe kerkon te kete dicka qe nuk e ka askush tjeter dhe qe eshte jashtezakonisht e rralle.

Ne majin e kaluar nje diamant 3,73 karat u shit nga shtepia e ankandeve “Sotheby’s” per 1,328 milione dollare, duke shenuar nje cmim rekord. Personi qe do te bleje diamantin, do te kete mundesine edhe t’i vendose nje emer gurit te cmuar.

Top Channel