Pas alarmit dhe masave drastike qe ka marre Ministria greke Shendetsise pas perhapjes se gripit te derrave ne Meksike dhe frikes për një epidemi të mundshme botërore, nje lajm qe eshte publikuar sot ne mediat greke ka ngjallur shqetesim.

Sipas se perditshmes greke “Apogevmatini” jane kthyer nje dite me pare ne Athine 70 qytetare greke qe kane kaluar pushimet e tyre te Pashkeve ne nje prej bregdeteve turistike te Meksikes.

Midis tyre edhe nje gazetare e kesaj gazete e cila deshmon sot ne shkrimin e saj se pasi grupi i turisteve ka mberritur ne mesdite ne aeroportin e kryeqytetit,askush prej pjesetareve te tij nuk i eshte nenshtruar kontrollit te detyruar ne baze te masave ekzaminuese qe jane vendosur prej se dieles ne mengjes.

Shkaku eshte se avioni ne te cilen udhetonin 70 personat vinte nga Spanja dhe drejperdrejt nga Meksika.

Menjehere pas publikimit te ngjarjes eshte vene ne levizje mekanizmi mjekesor dhe ka filluar interesimi per t’u gjetur me pare agjensia turistike qe kishte organizuar udhetimin e me pas emrat e personave ne menyre qe t’i drejtohen organeve perkatese per te kryer nje kontroll paraprak.

Top Channel