Fier, shitja e gazit del jashte kontrollit

27/04/2009 08:10

Reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi prane Prefektures se Fierit ka nisur kontrolle te te gjitha pikave te shitjes se gazit te lengshem.

Mesohet zyrtarisht prej ketij reparti se ne qender te kontrollit jane edhe njesite e vogla te tregtimit edhe pikat e shumices. Gjithashtu, kontrollet jane shtrire edhe ne pikat e shitjes se karburantit. 187 pika te vogla te tregtimit te gazit nuk kane kushtet e domosdoshme per tregtim.

Sipas kreut te zjarrfikesve, njesite e vogla te tregtimit te gazit e ushtrojne aktivitetin ne katet e para te pallateve ose shume prane qendrave te banuara.

Gjithashtu, ka mjaft njesi te tregtimit qe shesin gaz, nderkohe qe ne dyqanin e tyre kane edhe mallra ushqimore. Nga statistikat e vitit 2008 dhe te muajve te pare te vitit 2009 rezulton se rreth 20 per qind e 580 rasteve te zjarrit kane ndodhur ne pikat e tregtimit me pakice te gazit.

Top Channel