
Kinemate amerikane do shfaqin qe nga 19 qershori komedine me te fundit me protagoniste Sandra Bullock, e cila per here te pare ne karrieren e saj zhvishet plotesisht per objektivin e kameres.
Ne “The Proposal”, Bullock luan rolin e nje redaktoreje, e detyruar te martohet me asistentin e saj per te rinovuar leje-qendrimin. Ne nje skene te nxehte, ajo del nga dushi pa asnje veshje ne trup, duke thyer nje tabu ne karrieren e saj te gjate dhe te suksesshme.
“M’u desh ta beja para se te mbushja 60 vjec”, shprehet me humor Bullock, e cila ka mbushur 44 vjec. Ne filmin e drejtuar nga Anne Fletcher, Sandra luan personazhin Margaret Tate, nje prej redaktoreve me te famshme. Por kur leja e qendrimit i skadon dhe i duhet te rikthehet ne Kanada, Margaret vendos te martohet me nje person te cilin nuk e dashuron.
Ne momentin qe ajo fiton shtetesine, martesa duhet te zhbehet, por nuk ndodh keshtu. “Punova per kete personazh sikur te ishte nje mashkull”, thekson aktorja ne nje interviste per “Entertainment Weekly”.
Top Channel