Big Brother, Arjoni dhe Eltoni lane shtepine

26/04/2009 10:05

Mbremja e se shtunes ka sjelle emocione te forta ne shtepine e Big Brother. Nga shtepia jane larguar dy konkurente dhe eleminimi i pare i Arjonit ka perlotur Anjezen.

Pas eleminimit edhe nje dhurate, Arjonit i eshte ofruar nje burse e plote studimi ne nje shkolle mode.

Ndersa ethet jane shtuar mes banoreve te mbetur dhe qe cuan ne eleminimin e dyte. Ai eshte Eltoni, nje nga konkurentet e rinj qe hyri ne shtepine e Big Brother.

Juna ka qene nje nder te perzgjedhurat e “Vellait te Madh”, e cila ka zhvilluar nje bisede emocionuese me te atin Virgjilin, kurse Arjani ka ndare me banoret e tjere dhe publikun emocionet dhe kujtimin e babait te tij.

Ndersa Mimoza eshte surprizuar nga dhurata e Polit, nje ish-banor ky ne edicionin e pare te “Big Brother”, ku pervecse arushit ne dhurate i jepte dhe mjaft keshilla ne lidhje me qendrimin ne shtepi.

Prova e javes eshte kaluar me sukses nga banoret, te cilet kane mesuar shume per gjuhen dhe kulturen kineze. Por gezimi i fitores nuk ka zgjatur shume sepse banoret kane nisur kandidimet.

Ne perfundim, Adelajda, Adi, Mimoza, Juna dhe Anjeza do votohen nga publiku per te zbuluar se kush prej tyre do lere javen e ardhshme shtepine. Kori i policeve te Portokallise ishin te ftuarit speciale ne kete mbremje.

Top Channel