Susan Boyle, talenti britanik i zbuluar ne nje emision televiziv, qe mahniti boten me zerin e saj, ka ndryshuar look. Edhe pse pak dite me pare kishte deklaruar se fama nuk do ta bente te ndryshonte pamjen, 48-vjecarja ka bere transformimet e para.

Gruaja eshte fotografuar perpara shtepise se saj ne Blackburn, e veshur me pantallona kafe, kemishe te bardhe, xhakete lekure dhe shall Burberry. Nje takim me parukieren ka ndryshuar ngjyren dhe modelin e flokeve te Suzan, ne koken e se ciles me pare dalloheshin qarte thinjat.

Ndryshim kane pesuar vetullat, ndersa risi jane edhe takat e larta. Sipas “Daily Mail” organizatoret e show-t te talenteve kishin thene se preferonin ta conin ne finalen e qershorit me te njejten pamje, pasi kontrasti mes pamjes dhe zerit ka qene kyci i fames se saj boterore.

Top Channel