SHBA, demi “blerje” ne supermarket

25/04/2009 13:15

Pas nje dreri qe u fut ne nje birrari ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kete here eshte pare nje dem te futet ne nje supermarket irlandez.

Vrapi i kafshes habiti punonjes e kliente. Njeri prej shitesve tregon se ne fillim nuk e dalloi se cfare kishte hyre me aq shpejtesi ne supermarket.

“E ndoqa pas dhe per habine time ishte nje dem. Jam rritur ne nje ferme, por ky ishte vendi i fundit ku prisja te shihja nje dem”,thote shitesi.

Me tej ai thote se u shmang me zotesi, duke i shpetuar goditjes nga demi. Mesohet se kafsha i kishte ikur te zotit muajin e kaluar, gjate nje ndeshjeje me dema.

Me shaka ne fund te ndodhise, menaxheri i supermarketit tha se demi kishte shije irlandeze, pasi nuk hyri te marketi i zinxhirit Tesko aty afer, por zgjodhi nje dyqan irlandez.  Fatmiresisht askush nuk u lendua nga vizita e dythundrakut. Demi doli andej nga hyri dhe te vetmet deme qe la pas ishin disa rafte frutash dhe perimesh te rrezuara.

Top Channel