Rihanna: Policia te me ktheje bizhute 1 milion dollare

25/04/2009 09:50

Kater argjendare, qe i kishin huazuar Rihannes bizhuteri me vlere 1 milion dollare per mbremjen e cmimeve Grammy, nuk i kane marre ende ato.

Aktores iu sekuestruan bizhute gjate nates se shoqerimit ne policine e Los Anxhelos, pas incidentit me te dashurin Chris Brown. Qe prej asaj dite Rihanna eshte perpjekur te marre aksesoret, qe u mbajten si prove ne hetim, por nuk ka mundur.

Avokati i kengetares ka derguar nje kerkese ne gjykate per kthimin e bizhuterive, nje pale vathe me gure te bardhe, si dhe tre unaza.

Sipas nje burimi, per mbremjen e cmimeve ku ajo mungoi, Rihanna kishte huazuar edhe nje fustan Gucci, te cilin gjithashtu nuk e ka kthyer.

Top Channel