Miqesi e rralle, gruaja puthet me luanin

25/04/2009 10:35

Miqesia e nje gruaje kolumbiane me nje luan, eshte bere aq e forte sa ajo ka guximin ta puthe dhe perqafoje. Julia Torres e shpetoi kafshen tete vjet me pare nga abuzimi ne nje cirk shetites.

Ajo e ka ushqyer dhe eshte kujdesur per luanin afrikan te quajtur Jupiter, i cili e ka marre veten pas kequshqyerjes dhe tani ka krijuar nje miqesi te jashtezakonshme.

Luani 14 vjecar eshte nje nga 700 kafshet e braktisura, per te cilat Torres kujdeset ne nje strehe ne Cali te Kolumbise.

Eshte e paimagjinueshme qe nje luan i permasave te tilla te dije te jete i dashur.

Top Channel