Lohan dobesohet per te terhequr vemendjen

25/04/2009 09:50

Fotot e publikuara se fundi nga shtypi, ku Linday Lohan shfaqet shume e dobet, kane shokuar edhe miqte e saj me te ngushte.

Disa burime thane per revisten “People” se aktorja eshte person veteshkaterrues. “Kjo eshte pjese e thirrjes se saj per te terhequr vemendjen. Ajo kerkon qe ish e dashura Samantha Ronson te shohe sa keq ndihet, po keshtu edhe Hollivudi te shohe sesi nje aktore po shkaterron veten”, tha nje burim.

Sipas tij, behet fjale per nje simptome me te madhe, nje nevoje te deshperuar per te rene ne sy. Mesa duket, kjo ka funksionuar se shume persona jane shprehur te shqetesuar per kilogramet e humbur dhe gjendjen e veshtire ku ndodhet Lohan.

Top Channel