
Katy Perry eshte rikthyer ne krahet e ish-te dashurit, Travis McCoy. Pas ndarjes ne muajin dhjetor, kengetaret kuptuan se nuk mund te benin me pa njeri-tjetrin, edhe pse kishin deklaruar se ndarja erdhi per shkak te angazhimit ne karriere.
Sipas gazetes “The Sun”, Travis ka deklaruar se cifti ka gjetur romancen dhe tani qe jane rritur jane me te lumtur, ndersa kane mesuar te ecin me ngadale me lidhjen e tyre.
“Ndarja ta shpif, por tani ne jemi serish bashke”, ka deklaruar reperi. Pas ndarjes me Katy, kengetari u perfshi ne disa aktivitete bamiresie, duke ndihmuar nje fondacion per ndergjegjesimin e te rinjve per semundjen e SIDA-s.
McCoy nuk ka folur per ndonje martese te shpejte, por se po shijon gjerat keshtu sic jane tani.
Top Channel