Femrat franceze, me elegantet ne Europe

25/04/2009 11:25

Femrat franceze jane me te hollat ne Europe, ndersa britaniket, portugezet dhe spanjollet konsiderohen me forma, edhe kur kane disa kilograme me shume.

Studimi eshte kryer nga Instituti kombetar i Studimeve Demografike ne France, qe ka vezhguar 16.300 meshkuj e femra. Pesha lidhet me moshen, politiken sociale dhe stilet e jetes ne vende te ndryshme.

Trup te holle preferojne italianet dhe austriaket, ndersa  anglezet, holandezet dhe greket preferojne te jene te mbushur. Ndryshimet jane te shumta dhe domethenese nga njeri vend tek tjetri.

Nje ne dy europiane, ose 45 perqind e tyre thone se nuk jane te kenaqur me peshen qe kane.  Vetem 5 perqind jane nen peshe dhe sipas studimit, me te pakenaqura jane femrat.  

Top Channel