E dashura e Mel Gibson, shtatzene

25/04/2009 10:35

Thashethemet rreth fundit te marteses se Mel Gibson nuk kane te mbaruar. Se fundi mesohet se ish-gruaja e Gibson ka vendosur te kerkoje divorcin, pasi ka mesuar se e dashura e tij ruse eshte shtatzene.

Sipas “The Sun”, Robyn i dha fund lidhjes 28-vjecare me aktorin, pasi Oksana Grigorieve deklaroi se priste nje femije. Ajo eshte tmerruar kur ka mesuar se aktori kishte ndenjur me te dashuren dhe te birin e saj ne nje nga shtepite e tij ne Kaliforni.

Robyn aplikoi per divorc ne 13 prill, por cifti eshte ndare qe prej gushtit 2006, disa jave pas arrestimit te Mel, per drejtim automjeti ne gjendje te dehur. Gibson do te humbase gjysmen e pasurise nga divorci.

Top Channel