Obama, me rroba banjo ne kopertinen e “Washingtonian”

24/04/2009 09:45

Nje foto e presidentit amerikan Barack Obama ne kopertinen e revistes “Washingtonian”, ka shkaktuar reagime te ndryshme.

Shefi i Shtepise se Bardhe eshte shfaqur vetem me rrobat e banjes dhe syzet e diellit, duke nxjerre ne pah gjysmen e trupit te tij. Ajo qe ka terhequr me shume vemendjen eshte fraza e shkruar prane fotos: “Our new neighbor is hot” (fqinji yne i ri eshte seksi).

Nje pjese e shtypit amerikan shkruante se admirueset e tij mund te shijojne presidentin “topless” ne edicionin e muajit maj te revistes. Presidenti nuk ka pozuar, por revista ka shfrytezuar nje foto te shkrepur gjate pushimeve te tij familjare ne Hawaii.

Nuk kane munguar as komentet e atyre qe kane thene se nuk eshte momenti per te treguar fizikun spektakolar te Obames, ne kohen e krizes ekonomike dhe te zhvillimit te dy luftrave. Ne kopertinen e revistes shkruhet: 26 arsye per te pelqyer jeten ne Washington dhe arsyeja numer dy eshte: “Our new neighbor is hot”.

Top Channel