Moment i arte per karrieren e aktores amerikane, Mischa Barton e cila po shton me nje shpejtesi mararmendese koleksionin e filmave ne te cilet shfaqet si protagoniste.
Ajo sapo ka perfunduar xhirimet e filmit “Homecoming”, ndersa ka marre pjese edhe ne 5 filma te tjere; “Upstate”, “The Science of Cool”, “A Beautiful Life”, “Don’t Fade Away” dhe “Bhopal: Prayer for Rain”. Ne nje artikull te “Genlux Magazine” vihet ne dukje gjenialiteti i Barton dhe suksesi qe ajo po korr vitet e fundit ne boten hollivudiane.
Ne kete artikull, Mischa shfaqet edhe ne disa foto bardh e zi, te inspiruara nga filmi “Blow-Up”. “E di se thone shume gjera rreth meje. Nje here degjoj se jam anoreksike, ndersa heren tjeter jam obeze. Cdo here qe dal xhiro, perfundoj ne faqet e para si dikur qe me fotografuan celulitin”, shprehet bukuroshja amerikane ne intervisten dhene per revisten ku ka pozuar ne mes te disa modeleve.
Top Channel