Irak, 60 te vdekurit nga atentati ne Bagdad
24/04/2009 18:20
Eshte ngjitur ne 60 te vdekur dhe 125 te plagosur bilanci i atentatit te sotem ne nje lagje te Bagdadit.
Lajmin e bejne te ditur burime prane Ministrise irakene te Mbrojtjes, sipas te cilave mes viktimave ka edhe 20 pelegrine iraniane te vdekur dhe 80 te plagosur.
Atentati eshte bere ne me pak se 24 ore pas nje sulmi vetevrases te kryer dje ne kryeqytetin iraken, qe shkaktoi 28 te vdekur dhe 50 te plagosur.
Behet fjale per atentatin me te pergjakshem te kryer ne Irak qe prej marsit te 2008-es dhe per atentatin e dyte brenda 24 oreve qe ka si objektiv pelegrinet nga Irani.
Top Channel