
Japonia eshte zgjuar sot me lajmin se nje kengetar i njohur i muzikes pop ka perfunduar ne pranga per akte te turpshme ne publik.
Tsuyoshi Kusanagi, 34 vjec, eshte arrestuar pasi eshte gjetur nudo dhe ne gjendje te dehur ne nje park te Tokios. Arrestimi ndodhi ne lagjen e njohur Akasaka te kryeqytetit. Pjesetari i grupit ‘Smap’ eshte njeheresh edhe aktor i njohur.
Forcat e rendit u njoftuan nga disa banore te zones se nje person therriste fjale pa kuptim. Pasi eshte pyetur nga policia, ai ka treguar se kishte pire alkool dhe nuk kujtonte c’kishte ndodhur me pas.
Kengetari rrezikon te denohet me 6 muaj burg dhe nje gjobe 2350 euro. Kusanagi eshte shume i njohur edhe ne Korene e Jugut, ku lajmi beri buje. Ne Japoni ai eshte protagonist i shume spoteve televizive. Pak ore pas arrestimit Toyota pezulloi nje fushate publicitare, ndersa u nderprene ne televizion edhe reklamat me fytyren e tij.
Top Channel