Jaho Salihi serish ne gjykate

23/04/2009 20:15

Gati tete vjet pasi mori denimin e perjetshem per ate qe u cilesua “vrasja e shekullit”, ish-shefi i rendit te komisariatit te Tropojes rikthehet serish si i pandehur ne te njejten gjykate.

I shpallur fajtor per vrasjen me paramendim te kryer ne bashkepunim te Azem Hajdarit dhe Besim Ceres, Jaho Salihi Mulosmani do te dale serish para togave te zeza per vrasje te dyfishte te ndodhura ne Tropoje pothuajse 10 vjet me pare.

Prokuroria e kryeqytetit ka dorezuar ne mesdite dosjen voluminoze ndaj Mulosmanit, ndersa shorti i ka rene per ta gjykuar gjyqtarit Petrit Como.

Ngjarja per te cilen akuzohet kesaj radhe Jaho Salihi Mulosmani ka ndodhur ne 1998-en, ku mbeten te vrare vellai i ish-drejtorit te policise se Kukesit Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti.

Ne fakt, per keto dy ekzekutime Mulosmani u denua ne 2006 me burgimin e dyte te perjetshem, por Gjykata e Larte e ktheu pas dosjen pasi gjeti nje sere shkeljesh proceduriale.

Ne ate kohe, kur prokuroria paraqiti konkluzionet e saj para gjykates, tha se vrasjet kane ndodhur per hakmarrje, pasi ai dyshonte qe viktimat kishin vrare mikun e tij Feriz Kernajen dhe plagosur Fatmir Haklajn.

Top Channel