Antarktide, zbulohen mikrobe 1.5 milione vjecare

23/04/2009 19:45

Akulli ka aftesi mahnitese per te ruajtur ne temperatura shume te ftohta mikrogjallesat.

Kete e tregon nje studim i fundit, i bere ne Antarktide ku nje grup i madh mikrobesh eshte zbuluar ne nje pjese akullnajore te kontinentit te ngrire. Mikrobet kane bere strehe ne kete pjese te planetit qe prej 1.5 milione vjetesh.

Zbulimi eshte bere nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Harvardit, sipas te cileve, ky zbulim mund te ndihmoje shume ne kerkimet astronomike per zbulimin e jetes ne planetet e tjere te sistemit tone diellor. Mbijetesa e mikrobeve edhe ne kushtet ekstreme te Antarktides flet shume qarte; nje gje e tille ndoshta po ndodh edhe ne zonat e ngrira te Marsit por edhe henes se Jupiterit, Europa.

Mikrogjallesat u zbuluan ne nje rezervat te kripur poshte akujve te akullnajes Taylor, e famshme per ngjyren e kuqe qe merr kjo zone per shkak te mineraleve te shumllojshme. Erresira dhe i ftohti nuk kane ndikuar aspak ne zhdukjen e mikrobeve, shume te ngjashme me ato qe jetojne edhe ne ambientet me te ngrohta te planetit.

Top Channel