Goldberg: Swayze nuk ka hequr dore nga “lufta”

22/04/2009 19:25

Whoopi Goldberg, e cila ka interpretuar bashke me Patrick Swayze ne filmin “Ghost” te vitit 1990 ka dhene nje interviste per “US Magazine”, duke dhene informacione rreth shendetit te aktorit, i cili eshte prekur nga semundja e kancerit.

Sipas Goldberg, miku i saj po ben te pamunduren per ta kaluar kete periudhe dhe eshte shume optimist. Swayze vuan qe prej nje viti nga kjo semundje qe i ka prekur pankreasin dhe aktualisht ai po shkuan nje liber me kujtime. 56 vjecari ka qene protagonist ne filma legjendare si “Dirty Dancing” e “Point Break”, ndersa kohet e fundit ka marre pjese ne serialin “The Beast”.

Ne vijim te intervistes, Goldberg ka pranuar se Swayze po lufton kunder semundjes, por shtoi se asgje nuk eshte percaktuar pasi nuk dihet se si do evoluoje. Fotot e fundit e tregojne aktorin te dobesuar shume, ndersa mesohet se ai nuk ka hequr dore nga terapia, ashtu sic ishte bere e ditur kohet e fundit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta