Oseti, OSBE denon arrestimin e vezhguesve
21/04/2009 18:25
OSBE ka reaguar ndaj arrestimit te vezhguesve te saj ne rajonin e Osetise se Jugut, duke e cilesuar kete veprim te autoriteteve lokale si “te papranueshem”.
Lajmi per arrestimin e vezhguesve u be i ditur nga nje zyrtar i rajonit separatist gjeorgjian, i cili e argumentoi veprimin duke thene se vezhguesit kishin kaluar ne menyre ilegale kufirin mes Gjeorgjise dhe Osetise se Jugut.
Vezhguesit e OSBE-se ndodhen ne Osetine e Jugut qe prej viteve ‘90, por autoritetet e vendit ua kane mohuar atyre hyrjen pas konfliktit Rusi-Gjeorgji ne gusht te vitit 2008.
Top Channel