
Protagonistja e “shemtuar” me zerin e mrekullueshem e “Britain’s got Talent”, Susan Boyle, nuk ka gjetur ende nje mbeshtetes te fuqishem financiar per karrieren ne boten e muzikes, por nuk mund te thuhet se ndaj saj nuk ka oferta.
Shtepia pornografike “Kick Ass Films” i ka bere nje oferte prej 800 mije eurosh, duke i propozuar te humbase virgjerine ne nje film pasi ajo deklaroi ende nuk ka puthur asnje mashkull. 47 vjecarja skoceze ka nje jave kohe per te marre nje vendim, ndersa videoja me zerin magjepses eshte publikuar ne youtube ku ka pasur nje numer shume te madh klikimesh.
Mbi 100 milione persona e kane klikuar videon e saj brenda pak ditesh, duke e bere njeriun me te kerkuar te momentit ne internet. Demi Moore ka shkruar ne Twiter se ka qare gjate performances se saj, ndersa shume personazhe te tjere te njohur jane anetaresuar si fansa te saj. Boyle jeton e vetme me nje mace dhe ne fytyre tregon me shume vite se sa ka mbi shpatulla.
Top Channel