Oasis, pese vjet larg studiove te regjistrimit
21/04/2009 12:55
“Oasis” do te shkeputen per pese vjet nga studiot e regjistrimit. Aktiviteti i fundit i grupit do te jete turneu i planifikuar neper stadiume kete vere.
Lajmin e beri te ditur britanikja “The Sun”, sipas se ciles raportet mes dy vellezerve Gallagher jane perkeqesuar dhe Noel ka shprehur deshiren per nje pushim te gjate. Marredheniet me Liam jane aq te veshtira, saqe ai nuk eshte takuar ende me nipin 19 muajsh.
“Ta thuash per nje te huaj do te dukej qesharake, por nuk mund te kesh ne shtepi dike, qe flet si Liam me mua dhe familjen time. Eshte i ashper, arrogant dhe dembeL. Eshte njeriu me i inatosur qe kam njohur”, thote Noel.
Top Channel