Bota ne krize, ne Kine panair makinash
21/04/2009 12:15
Megjithese bota eshte ne krize, industria e makinave ne Kine eshte ne shkelqimin e saj.
Ne panairin nje javor te organizuar ne Shangai kane zbritur gjigantet e medhenj amerikane dhe ata europiane te makinave.
Aty jane prezantuar mbi 1500 prodhues. Nje shfaqje e vertete luksi i eshte rezervuar 13 modeleve te reja te makinave.
Shitjet ne Kine i kane dhene zemer edhe kollosit “General Motors”, i cili ndodhet ne qender te krizes.
Ne Kine shitjet e makinave jane rritur me 7 perqind dhe sipas te dhenave pritet qe ato te shkojne me 10 perqind. Sa me shume makina te kete ne Kine aq me shume shtohet interesi i prodhuesve per kete treg.
Vete Kina ka 10 prodhues makinash dhe parashikimet per ta jane optimiste.
Top Channel