Nje femije per Winehouse nga Bahamas
20/04/2009 19:40
Amy Winehouse do biresoje nje femije nga Santa Lucia, ishulli ne Bahamas ku ajo kaloi periudhen e veshtire per te lene drogen dhe alkoolin.
Kengetarja britanike e ka bere te ditur kete vendim pasi mori vesh se ish bashkeshorti i saj, Blake Fielder-Civil pas 7 muajsh do behet baba. Ajo ka udhetuar ne ishullin St. Lucia ku eshte fotografuar me disa femije me ngjyre dhe sipas tabloideve britanike, ajo mund te kthehet ne Angli me nje femije per te harruar ish bashkeshortin, i cili kerkoi divorcin ne muajin janar.
Mesa duket, Amy ka hequr dore njehere e mire nga veset e keqija qe i shkaterruan nje pjese te karrieres, pasi ajo doli nga efekti i droges vetem pasi kaloi disa muaj ne Bahamas.
Top Channel