
Nje biografi qe pritet te dale ne qarkullim, rrezon gjithe mitin e krijuar per aktorin Paul Newman, idhullin e shume femrave dhe njeriun model per familjen.
Aktori hollivudian na paraqitet ashtu si nuk e kishim menduar asnjehere, i alkoolizuar, nervoz dhe qesharak. Kete biografi e komenton gazeta “New York Post” ku thuhet se libri me titull “Paul Newman: a life, portrays the late actor as a functioning alcoholic” i shkruar nga Shawn Levy, na jep tablone e jetes se nje aktori qe jeten e tij e ka te varur pas alkoolit.
Biografia do dale ne shitje gjate muajit tjeter dhe mendohet se Paul Newman do humbase edhe statusin e nje bashkeshorti besnik, gjithmone te dashuruar pas Joanne Woodward. Levy rrefen se ne xhirimet e filmave “Butch Cassidy” dhe “Sundance Kid”, Newman pati nje lidhje te gjate me nje gazetare, e cila e braktisi per shkak se ai rrinte gjithe kohes i pire.
Ky liber pritet te ule shume reputacionin e nje prej idhujve me te shtrenjte te femrave amerikane, te dashuruara prej vitesh me syte e tij te gjelber dhe stilin origjinal te aktrimit.
Top Channel