Pergjonte ne shtepine e Britney Spears, arrestohet

18/04/2009 12:45

Arrestohet nje 26-vjecare ne shtepine e Britney Spears ne Calabasas ne Kaliforni.

Personeli i sigurise kishte pikasur vajzen, qe pergjonte nga dritaret e shtepise se kengetares dhe i beri thirrje te largohej, por ajo nuk pranonte. Me nderhyrjen e rojave situata eshte vene nen kontroll dhe me pas ne shtepi mberriti edhe nje polic.

Sherifi i kontese se Los Anxhelosit tha se e arrestuara ishte Miranda Tozier-Robbins dhe se ajo kishte me vete nje video. Mbi te rendon akuza e hyrjes pa leje ne prone private dhe ajo e kundershtimit te forcave te rendit.

Vajza eshte liruar me kusht, pasi ka paguar 5 mije dollare dhe do te dale para gjykates me 16 qershor. Nuk dihet nese Spears ndodhej ne shtepi ne momentin e arrestimit te 26-vjecares.

Top Channel