Lopez, maniake e vertete parukesh

18/04/2009 17:05

Jennifer Lopez eshte nje maniake e vertete per paruket. Kengetarja ka nje dhome te vecante te mbushur me paruke, kete e rrefen nje mik i afert i ciftit.

“Jennifer e mban deren e dhomes te mbyllur me celes dhe nuk lejon asnjeri qe te hyje, as bashkeshorin Marc. Gjithe dhoma eshte mbushur me manekine qe mbajne floke te rreme, me te shtrenjtat ne qarkullim”, thekson nje burim anonim.

Sipas zerave, 39 vjecarja eshte shume e kujdesshme per pamjen e saj dhe gjithe koleksionin e perdor per te ndryshuar modelin, pa punuar shume me floket e saj origjinale. Mani e vertete VIP-ash, pasi me siguri numri i madh i parrukeve i ka kushtuar nje “djall e gjysme” kengetares-aktore. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta