Stefano D’Orazio braktis grupin “Pooh”

16/04/2009 09:55

Pas 38 vjetesh karriere me grupin e njohur italian “Pooh”, bateristi Stefano D’Orazi, ka vendosur te largohet.

Por perpara se t’u thote lamtumire tre kolegeve, Dodi Battaglia, Red Canzian dhe Roby Facchinetti, ai do te prese daljen ne treg te CD-se se re me 8 maj dhe nje turneu muzikor qe starton me 24 korrik.

Grupi i famshem u krijua ne Bologna ne vitin 1966 dhe ne ate kohe perbehej nga bateristi Valerio Negrini, kitaristi Mauro Bertoli dhe kengetari Vittorio Costa.

Fillimisht mbante emrin “Jaguars”, por me pas u shnderrua ne «Pooh», pasi ekzistonte edhe nje grup nga Roma me te njejtin emer.

Top Channel