Pushohet nga puna njera nga “Shtepiaket”

16/04/2009 15:00

Kriza ekonomike prek edhe “Shtepiaket e Deshperuara”. Producentet e serialit te ndjekur kane vendosur te largojne njeren nga protagonistet, Nicolette Sheridan, qe interpreton personazhin e Edie Britt.

Aktorja do te shfaqet per here te fundit ne serine qe transmetohet kete te diel ne SHBA. Edie Britt do te largohet pergjithmone nga Wisteria Lane. Skenaristet kane rezervuar nje fund mizor per te, fat qe u ka ndodhur edhe shume te tjereve para saj; nje aksident rrugor me pasoje vdekjen.

Regjisori Marc Cherry deklaroi se largimi i personazhit te Sheridan eshte vendosur per te ulur shpenzimet e prodhimit. Zgjidhja per te shkurtuar numrin e aktoreve ka ardhur nga televizioni Abc, qe transmeton serialin. “Edie ka shkuar ne shtrat me thuajse te gjithe meshkujt e lagjes dhe ka shkaktuar probleme te paimagjinueshme”, ka qene motivi i Cherry.

Gjithesesi, Sheridan duhet te jete e kenaqur, pasi eshte paguar me 200 mije dollare per seri. “Nese zbulohet nje gur i cmuar, perse te mos pastrohet dhe prezantohet”, ka replikuar 45-vjecarja. Ajo ka shtuar se potenciali i personazhit te saj nuk eshte kuptuar deri ne fund.

“Vdekja e Edie ne aksident eshte rrezik qe mund te kete pasoja per seralin”, sipas Sheridan. Edhe jeta private e saj nuk shkon mire, pasi prej disa kohesh eshte ndare nga i fejuari, kengetari Michael Bolton.

Sezoni i peste i serialit nuk do te jete i fundit. ABC ka njoftuar se do te xhirohen edhe dy sezone te tjere. Megjithate, pesonazhet kryesore do te mbeten kater; Susan (Teri Hatcher); Lynette (Felicity Huffman); Bree (Marcia Cross) dhe Gabrielle (Eva Longoria).

Top Channel