Perkujtohet regjisori Boris Ikonomi

16/04/2009 20:20

Regjisori Boris Ikonomi eshte perkujtuar ne nje aktivitet kulturor nga familjaret e tij ne bashkpunim me Shoqaten e Animacionit Shqiptar.

Ne nje pervjetor te vecante ne pranine e nje fotografie, u fol mbi jeten dhe veprimtarine e tij artistike, e ndersa nje leter kishte mberritur nga Kanadaja nga bashkeshortja dhe djali i tij. I ndare nga jeta me 15 nentor te 2008-es ne kulmin e karrierres se tij artistike, regjisori 53 vjecar ka lene pas nje sere filmash, laureuar me cmime kombetare dhe nderkombetare.

 Gjate ketij homazhi perkujtimor u shfaqen disa nga filmat e tij me te suksesshem te animuar si, “Merimanga dhe brumbulli”, “Ilira”,  “Puna eshte flori”, “Zemerimi i shkronjave”,  Dy vellezer dhe ujku”, etj.

Top Channel