
Orkestra e YouTube, e krijuar ne internet, ka dhene shfaqjen e pare per publikun ne Nju Jork. Rreth 90 muzikante nga 30 vende te botes performuan ne skene, pasi arriten te perzgjidheshin fale votes online te publikut.
Faqja e njohur e videove ne internet shpalli nje konkurs, ku cdo konkurrent paraqiti aftesite e tij muzikore permes nje klipi. Fituesit u ngjiten ne Carnegie Hall, nje nga skenat me prestigjoze te botes, ku luajne muzikantet e famshem.
Pjesetaret e orkestres se YouTube ishin te moshes 15-55 vjec. Shume prej tyre nuk ishin larguar kurre me pare nga vendet prej nga vinin dhe u praktukuan per tre dite, perpara koncertit.
Programi perfshinte pjese nga kompozitoret Bah, Mozart, Villa Lobos, Vagner, Cajkovski, Lou Harrison, John Cage, si dhe nje pjese te vecante te quajtur Internet Symphony No 1, Eroica, te kompozitorit kinez Tan Dun. Orkestra u drejtua nga dirigjenti i Orkestres Simfonike te San Franciskos, Michael Tilson-Thomas.
Top Channel