Eminem: Droga me largoi nga muzika per 4 vjet

16/04/2009 18:40

Pas vitit 2004 me albumin “Encore”, reperi i bardhe Eminem humbi per shume kohe, por askush nuk e mori vesh arsyen e vertete.

Duhej te vinte viti 2009 qe kengetari i famshem amerikan te rishfaqej me kengen “We Made You” dhe albumin “Relapse” qe pritet te dale ne treg gjate muajit maj. Slim Shady zbulon dicka per periudhen e erret 4 vjecare qe e kaloi ne heshtje te plote.

“U shtrova ne nje qender rehabilitimi per t’u pastruar nga droga dhe nuk ia dola mbane. Keshtu, gjate 3 viteve ne vazhdim shkruajta kenget per albumin e ri, duke shpetuar”, shprehet reperi ne nje interviste per revisten “XXL”. Ne vijim, ai pranon se periudha e pare kaloi shume shpejt, por me pas e pa veten te varur ndaj droges.

“Varesia ime ndaj droges po kthehej ne nje shqetesim te madh. Keshtu, mora nje pushim te gjate dhe pranova ndihmen e te tjereve. Sapo zgjidha kete problem, nisa punen per albumin e ri”, pohon “Djali i keq” nga Detroiti.

Kenga me e fundit e tij, “We Made You” paraqet nje risi ne stilin e Eminem, i cili edhe kete here nuk arrin te qendroje indiferent ndaj disa figurave si, Jessica Simpson, Amy Winehouse dhe Lindsay Lohan e Samantha Ronson. Por reperi nuk harron as ish kandidaten per zv/presidente te Shtepise se Bardhe, Sarah Palin, duke e propozuar per te xhiruar nje film pornografik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta